Përditësimet më të fundit për ndarjen Shakirës nga Piqué vijnë nga programi argëtues spanjoll në internet “Chisme No Like”.
Sipas informacioneve të tij, në propozimin formal të marrëveshjes që avokatët e këngëtares kolumbiane i kanë paraqitur ish-partnerit, Shakira do të propozonte të mbulonte të gjitha shpenzimet për mirërritjen e Sasha dhe Milan, dy fëmijët e çiftit.
Këngëtarja do të ishte gjithashtu e gatshme të paguante 20% të borxhit të Piqué, i cili arrin në 2.5 milionë euro, dhe të paktën pesë udhëtime të klasit të parë nga Barcelona në Miami për Piqué, që futbollisti të shkonte dhe të vizitonte fëmijët atje.
Çështja është se Pique absolutisht nuk dëshiron që fëmijët e tij të largohen nga Barcelona. Shakira dëshiron t’i thotë lamtumirë Barcelonës, sepse nuk ka më njeri atje, pas ndarjes në fillim të qershorit me qendërmbrojtësin blaugrana.
Pique do të donte që fëmijët të mos shkonin të jetonin në SHBA, sepse kanë një lidhje me gjyshërit e tyre nga babai. Këtë e thotë gazetari Jordi Martin: “Kishte një takim mes Shakirës dhe Piqué, ballë për ballë, me avokatët e tyre përkatës.
Nga sa më thanë, ishte një takim mjaft i tensionuar. U diskutua se ku do të jetojnë fëmijët dhe me kë. Ata thonë se Pique ishte shumë i vendosur, nuk do që fëmijët të shkojnë e të jetojnë në Miami, duke argumentuar se do të ishte traumatike për ta.
Burimet nga takimi më sigurojnë se Shakira ishte e shkatërruar. Më thonë gjithashtu se ajo është gati të zyrtarizojë një tjetër propozim. Sipas saj, është e padrejtë që ajo të qëndrojë në një qytet ku nuk i ka mbetur asgjë”.