Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lidhur me takimin, kohëzgjatjen e tij dhe se a do të ketë deklarim për media, për Gazeta Blic është deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Ai thotë se do të ketë komunikatë pas takimit, ndërsa shton se nuk e di se sa do të zgjasë takimi.
Takimi mes tyre nisi me gjysmë ore m vonesë, pasi kryeministri Kurti ishte në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku shpërndau medalje për fituesit e Prishtinës, që u shpallën kampion i Kupës së Kosovës në futboll.