Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

    20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

    Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

    Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Kamberi takon ambasadorin Canaj, diskutohen çështjet e Luginës së Preshevës

    Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

    Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI dhe Policisë, arrestohet një ish-ministër

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e një ambienti të sigurt

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

    BE-ja lëshon 181 milionë eurot e programeve IPA për Kosovën

    Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Takimi Porfirije-Putin dhe ‘alarmi’ i Kurtit – ekspertët zbardhin prapaskenat e deklaratave provokuese!

25 Prill 2025, 21:26
në Lajme
Kurti në Forumin për Integrimin e Ballkanit, thotë se Serbia pasqyron stilin autoritar të Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Patrikana e Pejës ku qëndroi për Pashkë, Patriarku serb Porfirije për këtë festë shkoi edhe në Moskë.

Me këtë rast, Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, gjatë vizitës në Moskë, u takua edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Gjatë takimit të zhvilluar në Kremlin, Porfirije kishte cituar fjalët e patriarkut e mëhershëm serb, Irinej, i cili kishte thënë se “varka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse”.

“Qëndrimi ynë për Kosovën, Republikën Sërpska [entitet në Bosnje e Hercegovinë] dhe Malin e Zi, e konsideroj dhe e ndiej se varet edhe nga qëndrimi i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime, dhe e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen, nëse ndodh një rigrupim i ri gjeopolitik, të jemi pranë atij rrethimi rus, në botën ruse”, deklaroi Porfirije.

E ndaj këtij takimi dhe këtyre deklaratave reagoi edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se takimi mes kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, nuk ishte një diplomaci fetare, “por një partneritet strategjik i regjimeve autoritare që vë rajonin në rrezik serioz”.

Kurti e cilësoi takimin e zhvilluar në Kremlin më 22 prill si “shqetësues” dhe tha se Kisha Ortodokse Serbe për një kohë të gjatë ka luajtur rol aktiv politik.

“Patriarku [Porfirije] bëri thirrje për një rreshtim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse, duke përsëritur se ‘varka e vogël serbe, duke lundruar në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur pas anijes së madhe ruse’. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj – Kosovës, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi – varet nga pozita globale e Rusisë”, shkroi Kurti në X.

Madje, edhe nga Mali i Zi ka pasur reagime për komentet e bëra nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe gjatë takimit në Kremlin me Putinin, duke i cilësuar si “të papërshtatshme dhe të papranueshme”.

Mirëpo, ka në të vërtetë do të thonë për sigurinë e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit këto takime dhe deklarata nxitëse nga ana e akterëve serbë?

E në lidhje me këtë temë, për “Bota sot” foli eksperti i gjeopolitikës, Lutfi Bilalli.

Si fillim, ai u shpreh se takimi i Porfije me Putinin, dëshmoi edhe njëherë rolin antishqiptar që ka Kisha Ortodokse Serbe.

Në këtë rast, eksperti potencoi dy citatet të patriakut Porfirije.

Vizita e Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Porfirije në Rusi dhe takimi i tij me Putinin sqaron qartë dimensionin destruktiv, shovenist dhe antishqiptar që luan Kisha Ortodokse Serbe në raport me Kosovën në veçanti dhe me shqiptarët në përgjithësi.

Me lejoni të paraqes dy citate që tregojnë shumë për shpresën e Kishës Serbe dhe priftrinjëve të tyre gjatë gjithë historës në raportet e tyre me kishën ruse dhe Rusinë:

Patriarku Porfirije, tha “se në të kaluarën paraardhësit e tij – patriarkët e kishës serbe – kanë qenë gjithmonë të lidhur me patriarkët e kishës ruse. Në anën tjetër Mitropoliti i Baçkës Irinej, tha “se anija jonë e vogël, që lundron në një det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur me anijen e madhe ruse,”. Në takim ishte prezent edhe Patriarku rus Kirill.

Por, edhe citati i dytë dhe kërkesa e Patriarkut të kishës serbe Porfirije, i cili ju drejtu Putinit:

“Duhet theksuar se ju jemi mirënjohës për gjithçka në lidhje me mbështetjen dhe qëndrimin tuaj për Kosovën dhe Republikën Srpska, dhe sigurisht Malin e Zi – populli ynë, kisha jonë është atje dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur sepse – pavarësisht nga politika, pavarësisht nga njerëzit, pavarësisht nga lajmet që kemi – mund të themi pa Kosovën dhe pa Republikën Srpska, populli serb është pa perspektivë” duke vazhduar tutje ai tha : “Unë kam qenë atje(në Kosovë e ka fjalën) për Pashkë, kam shërbyer patriarkalin (shërbimin) – është selia e Patriarkanës serb. Ne e dijmë shumë mirë se pa mbështetjen tuaj dhe mbështetjen e Kinës, nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën””, deklaroi ai.

Po ashtu, Bilalli theksoi se kjo vizitë në Rusi tregoi qartë që patriarku serb me ndihmën e Rusisë po synon të nxisë urrejtje dhe të kërcënojë Kosovën.

“E tëra kjo tregon që kisha serbe dhe Patriarku Porfirije nuk kanë mision frymën fetare dhe misionin koekzistencës hyjnore apo fjalën e Zotit për të përhapur frymën e dashurisë dhe paqes në mes popujve dhe besimeve fetare, por nxisin urrejtje dhe kërkojnë ndihmë nga Rusia dhe “vëllazëria” ortodokae ruse në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Sigurisht që e tëra kjo rrezikon brishtësin e sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe nxitë orekset serbe dhe një lloj nazizmi serbë ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”.

Më tej, eksperti paralajmëroi se shteti ynë duhet të përgatitet për sfidat që e presin me misionarët e “vëllazërisë sllave-ruso-serbe”.

Madje, kritikoi faktin se si Porfirijes iu lejua hyrja në Kosovë.

“Institucionet e shtetit tonë paraprakisht duhet të reagojnë tek bashkësia ndërkombëtare që fjalorin dhe gjuhën e Patrikut serb Porfirije ta kenë parasysh dhe të distancohen nga kjo frymë që mbjellë urrejtje mes popujve. Organet tona nuk është dashur të lejojnë hyrjen e Porfirijes në Kosovë edhe pse ai nën misionin e festës së Pashkëve që defacto nuk kishte vetëm liturgji fetare, por për të kundërtën, mohimin e shtetit të Kosovës dhe ngritjen e mitit serb mbi tokën tonë e banuar den baba den me shqiptarë. Misioni i KOS-e nën kamuflazhin e petkut fetar duhet të vëzhgohet dhe të paralizohet me të gjitha mjetet. Kosova duhet të jetë e përgatitur për sfidat që e presin me misionarët e “vëllazërisë sllave-ruso-serbe”!” – përfundoi Lutfi Bilalli për “Bota sot”.

Gecaj: Kjo paraqitje përçon mesazhe të qarta politike dhe synon të minojë pozitën ndërkombëtare të Kosovë.

Kurse, eksperti i sigurisë, Hysen Gecaj u shpreh se mesazhi i Porfirijes në Moskë është një mesazh i qartë politikë që ka për synim ta minojë pozitën e Kosoovës në arenën ndërkombëtare.

Për këtë, ai për “Bota sot” tha se këto zhvillime duhen parë në kuadër të tensioneve të shtuara në Ballkan, si dhe përpjekjeve të shteti rus për të shkaktuar konflikte.

“Vizita e Patriarkut Porfirije në Kosovë, ndjekur menjëherë nga paraqitja e tij në Moskë përkrah Presidentit rus Vladimir Putin, ka një domethënie shumë më të madhe sesa një akt fetar apo ceremonial. Kjo paraqitje përçon mesazhe të qarta politike dhe synon të minojë pozitën ndërkombëtare të Kosovës, duke e paraqitur si pjesë të një narrative ruse për “botën sllavo-ortodokse”, ku Rusia shfaqet si mbrojtëse e “vlerave tradicionale” dhe aleate e Serbisë.

Këto zhvillime nuk janë të izoluara. Ato duhen parë në kontekstin e tensioneve të shtuara në Ballkan, agresionit rus në Ukrainë, dhe përpjekjeve të Kremlinit për të destabilizuar rajone ku Perëndimi ka prezencë. Për Kosovën, kjo përfaqëson një sfidë serioze ndaj sovranitetit dhe një përpjekje për ndërhyrje të jashtme në çështjet e brendshme”.

Gjithashtu, Gecaj tha se kjo është një lëvizje hibride, e që për këtë duhet të merren parasysh disa aspekte të rëndësishme.

“Nga aspekti i sigurisë, kjo është një lëvizje hibride – përmes instrumenteve të fesë dhe retorikës kulturore, por me qëllime politike dhe gjeopolitike. Lejimi i vizitës së Porfirije në Kosovë, pa pasur garanci të qarta që ai nuk do ta instrumentalizojë këtë vizitë për qëllime politike, ka qenë së paku një vendim i diskutueshëm.

Për më tepër, fakti që një figurë fetare me ndikim të madh në Serbi del publikisht përkrah Putinit – në një kohë kur Rusia është e izoluar ndërkombëtarisht për shkak të luftës në Ukrainë – është një sinjal që nuk mund të neglizhohet. Ai forcon aleancën politike mes Beogradit dhe Moskës, dhe dërgon një mesazh të qartë se edhe kisha serbe është pjesë aktive e kësaj strategjie”, nënvizoi ai.

Në fund, eksperti shtoi se institucionet e vendit duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos lejojnë vizita të personave që synim kanë konfliktet dhe destabilitetet.

“Përfundimisht, institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë më të kujdesshme në dhënien e lejeve për vizita të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për figura që nuk janë neutrale, por që promovojnë agjenda politike dhe diskurse destabilizuese. Siguria e Kosovës nuk rrezikohet vetëm nga ushtria apo armët, por edhe nga narrativat që i japin legjitimitet pretendimeve territoriale të Serbisë dhe ndikimit të Rusisë në Ballkan”, përmbylli Hysen Gecaj.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

20 mijë euro, armë e bizhuteri të sekuestruara -Prokuroria jep detaje nga aksioni ku arrestuan 7 zyrtarë

45 minuta më parë
Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

Meloditë turke jehojnë në qytetin e Mitrovicës

9 orë më parë
Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

Kurti: Mandati i ardhshëm parashikon investime miliardëshe në ushtri, prodhim vendor dhe bujqësi

9 orë më parë
Policia publikon fotografinë e të dyshuarit për vrasjen në Podujevë, kërkon ndihmë për arrestimin e tij

Policia konfirmon se disa zyrtarë janë shoqëruar për intervistim

10 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH