Përfaqësuesi i Lartë në BeH, Christian Schmidt u takua në Sarajevë me Komisionerin Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi.
Schmidt tha se ai pati një bisedë të shkëlqyer me komisionerin e BE, Varhelji, rreth zhvillimeve politike dhe perspektivave të integrimit të BeH në BE.
Schmidt theksoi nevojën për një fokus më të fortë në të ardhmen dhe reformat që do ta sjellin BeH në përputhje me standardet e BE.
“Grindjet politike dhe retorika përçarëse nuk janë të mira për askënd”, thanë ata.G.E.