Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi kanë mbajtur takim, ku kanë diskutuar rreth gjendjes së shëndetësisë në këtë komunë.
Sipas komunikatës së dërguar për media, një nga pikat kyçe të takimit ka qenë fillimi i shërbimeve specialistike në komunën e Podujevës.
“Ministri Vitia tha se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore. Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë së Shëndetësisë.