Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se të mërkurën në Beograd, ka takuar ministrin e jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.
Ndërsa njofton për takimin Lajçak theksoi se me Gjuriqin kanë diskutuar për dialogun me Kosovën, por dhe procesin e përfshirjes së Serbisë në Bashkimin Europian.
”Në Beograd pata rastin të ulem edhe me ministrin e jashtëm të sapoemëruar, Marko Gjuriq. Ne diskutuam për dialogun dhe procesin e integrimit të Serbisë në BE. I urova suksese në detyrën e re”.