Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ditën e djeshme qëndroi në Lipjan, ku bashkë me të parin e kësaj komune, Imri Ahmeti, zhvilluan disa aktivitete.
Presidentja gjatë vizitës në këtë komunë nuk anashkaloi rinin të cilën takoi e zhvilloi një bisedë të këndshme me ta.
Poashtu ajo takoi edhe gratë ndërmarrëse të Komunës së Lipjanit.
Presidentja ndihet krenare ndërsa shprehet se rinia është kapitali jonë i çmuar, dhe potenciali pa të cilin Kosova nuk mund të bëjë hapa përpara.