Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Pragë.
Tutje shprehet Leyen se pret nga Serbia që të tregojë përkushtim ndaj rrugës së zgjedhur drejt BE-së, ndërsa tha se nga Plani i Rritjes dhe marrëveshja për litiumin përfitojnë direkt qytetarët e Serbisë.
“Takimi shumë i mirë me Aleksandar Vuçiq. Ne kemi Planin e Rritjes dhe marrëveshjen për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët baterive dhe EV-të. Nga këto do të përfitojnë direkt njerëzit e Serbisë. Ne shpresojmë që Serbia të tregojë përkushtim për përparimin në rrugën e saj të zgjedhur, rrugën drejt BE-së”, shprehet Leyen.