Në kuadër të raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se për për një rast të ngacmimit seksual në Prishtinë, ku një person derisa ishte duke punuar si taksist ilegal ka ngacmuar një të mitur, transmeton Kosova Post.
Rasti ka ndodhur të hënën në orën 13:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai deri sa ka qenë duke punuar taksi ilegal kishte ngacmuar seksualisht viktimën e mitur femër kosovare”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.