I pyetur nëse ka kërkuar 40 për qind të kandidatëve në zgjedhjet lokale gjatë mbledhjes me liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha se për momentin është i koncentruar në temat shëndetësore.
Taravari nuk u përgjigj nëse do ta braktisë koalicionin VLEN, deri sa shtoi se gjendja në këtë koalicion është “relativisht stabile“.
“Kjo është irelevante për temën që po e flasim sot. Bisedimet mes koalicioneve janë tema politike. Unë mendoj se sot më tepër jam i fokusuar në temën e shëndetësisë. Në koalicionin VLEN gjendja është relativisht stabile. Edhe në koalicionin qeverisës gjithçka është në rregull deri më tani”, deklaroi Taravari./tv21.tv