Ndryshime të mëdha pritet të ndodhin te Bayern Munich në fund të sezonit aktual 2024/25.
Përkundër se gjiganti gjerman ka nisur në mënyrë shumë të mirë këtë edicion në Bundesliga ku janë kryesues, ndryshimet në fund të sezonit janë të pashmangshme.
Duke marrë parasysh kontratat aktuale të futbollistëve, te Bayerni po përgatiten për largimin e katër prej tyre.
Drejtori sportiv Max Eberl është duke menduar për lojtarët që do t’i transferojë nga largimi i katër yjeve të mëdha.
Leroy Sane e përfundon kontratën e tij dhe nuk i është afruar rinovimi, çka do të thotë se do të largohet me parametra zero.
Nga ana tjetër dyshja Serge Gnabry dhe Leon Goretzka kanë kontrata deri në vitin 2026, por ata do të shiten pasi nuk bëjnë pjesë në planet e Vincent Kompany.
Një tjetër futbollist që pritet të shitet nga Bavarezët është francezi Kingsley Coman, i cili gjithashtu ka humbur vendin e titullarit edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2027.tg.