Vendosja e të burgosurve të kategorive të ndryshme në pavijone të njëjta të burgjeve të Kosovës është një prej problematikave që duhet adresuar me urgjencë, thonë përfaqësues të organizatave që merren me të drejtat e njeriut.
Një raport që ka publikuar Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në fillim të këtij muaji, ka gjetur se të burgosurit me probleme të shëndetit mendor dhe përdoruesit e substancave narkotike vendosen dhe trajtohen në pavijone të njëjta me të burgosurit tjerë, përfshirë të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.
Ky akomodim, sipas QKRMT-së, paraqet “trajtim të padinjitetshëm”. Drejtoresha ekzekutive e kësaj organizate, Feride Rushiti, thotë se ai është në kundërshtim edhe me dispozitat ligjore në fuqi, sidomos për të paraburgosurit.
“Menaxhimi i këtyre kategorive të të burgosurve me të burgosurit tjerë është i vështirë edhe për stafin e qendrave korrektuese. Kjo përzierje e të burgosurve sjell shumë herë konflikte dhe dhunë mes të burgosurve”, thotë Rushiti për REL.
Në shumicën e rasteve të dhunës mes të burgosurve, sipas gjetjeve të QKRMT-së, janë të përfshirë të burgosurit me probleme mendore dhe të burgosurit e varur nga substancat narkotike.
Lajmin e plotë mund ta gjeni këtu.