Në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprat e dhënies dhe marrjes së ryshfetit. Përcjell Kosova Post.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Mitrovicë / 24.04.2024 – 11:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Serbisë dhe tjetri i Republikës se Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprat e cekura dhënie & marrje e ryshfetit. Gjatë kontrollit tek i dyshuari person zyrtar janë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme gjithsejtë 135 €, qe dyshohet se janë pranuar si forme e ryshfetit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.