Izraeli zgjeroi objektivat e tij në luftën e tij me Hezbollahun Liban të hënën, duke vrarë të paktën 18 persona në sulmin e tij të parë në qytetin Aitou, i cili është në veri dhe me shumicë të krishterë.
Kështu tha tha Kryqi i Kuq, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Deri më tani fokusi kryesor i operacioneve ushtarake të Izraelit në Liban ka qenë në jug, luginën lindore Bekaa dhe periferitë e Bejrutit.
Sulmi në rajonin verior goditi një shtëpi që ishte marrë me qira për familjet e zhvendosura, tha kryetari i bashkisë Aitou Joseph Trad për Reuters.
Përveç vdekjeve, katër persona u plagosën, tha Kryqi i Kuq.