Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh dhe anëtarë i Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ka kërkuar që të shkarkohet Bordi i SHSKUK-së, i cili sipas tij ka keqpërdorur miliona euro.
Postimi i plotë i Haxhiut:
I tërë Bordi i SHSKUK-së duhet të shkarkohet për shkak të raportit të auditimit, i cili evidentoi miliona euro keqpërdorime. Nuk mund të mbulohen keqpërdorimet milionëshe në shëndetësi me shkarkimin e vetëm një anëtari të Bordit me dyshimet për korrupsion për (250-400 euro).
Kjo është tallje!
P.S.
Me rastin e Martin Berishajt dhe Bordit të SHSKUK-së për Qeverinë Kurti vlen thënia :
“Kush vjedh pak shkarkohet, kush vjedh shumë mbrohet dhe shpërblehet”.