Të shtëna me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur në një sallë koncertesh në afërsi të Moskës, në Rusi. Njoftohet se ka edhe viktima.
Të paktën tre persona të armatosur dhe me uniforma të kamufluara janë parë duke shtënë me armë zjarri e që për pasojë, siç raportojnë agjencitë ruse të lajmeve RIA dhe TASS, ka edhe viktima e të lënduar.
Sulmuesit raportohet se kanë hedhur një grenade dhe bomba ndezëse. Ngjarja ka ndodhur në Qendrën Krokus.
Ndërkohë, në disa pamje të publikuara, duket edhe zjarr e shtëllunga tymi duke dalë nga ky objekt. Për informata tjera, ju njoftojmë në edicionet e radhës./rtk