Dy roje të pyjeve janë sulmuar me armë zjarri në Grashticë të Prishtinës përderisa ishin duke bërë kontrolle të zakonshme në këtë pjesë.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:30.
“Dy ankues meshkuj kosovarë roje të pyllit, kanë informuar se për deri sa ishin në kontroll rutinë në këtë zonë, persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri. Sipas ankueseve, të shtënat lidhen me punën e tyre. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh.