Mbrëmjen e së mërkurës në Hajvali pati të shtëna me armë afër një shtëpie banimi, por nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, raportohet se i dyshuar nuk është identifikuar meqë ishte errësirë.
“Është raportuar se afër një shtëpie janë parë dhe dëgjuar të shtëna me armë zjarri nga disa persona si dhe një veturë por për shkak të errësirës nuk është mundur ti identifikohen as personat as veturën. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur disa gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore ”, thuhet në raportin 24m orësh të Policisë së Kosovës.