Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e mbrëmjes në Klinë.
Nga këto të shtëna, raportohet të kenë mbetur të plagosur dy persona.
Njëra prej faqeve lokale të qytetit dukagjinas ka publikuar edhe pamje nga ky rast që thuhet të ketë ndodhur në sheshin “Faruk Elezi”.
Lajmi.net tashmë ka kontaktuar autoritetet për të mësuar më shumë informacione dhe është në pritje të një përgjigjeje.