Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në mesditë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë.
Lidhur me rastin shtatë persona janë shoqëruar në polici ndërsa janë konfiskuar dy armë zjarri.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
“Sot, rreth orës 12:00, është raportuar për të shtëna me armë në fshatin Gojbulë të Vushtrrisë. Nga të shtënat me armë nuk raportohet për të lënduar. Ne vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë konfiskuar dy armë”, tha Zahiti
“Lidhur me rastin, shtatë persona janë shoqëruar në polici për intervistim. Hetuesit policor po vazhdojnë rrjedhën e hetimeve”, ka thënë Zahiti.