Rasti është klasifikuar si “grabitje”, ndërsa ka ndodhur me datë: 02. 05. 2021, në Prishtinë, shkruan Kosova Post.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës “dy viktima të mitur meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kishin qenë në parkingun nëntokësor dy persona të panjohur të veshur me rroba të zeza dhe maska nën kërcënimin e armës – thikës iu kanë grabitë dy telefona celular dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.”
Policia njofton se nuk është raportuar për të lënduar dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./KosovaPost/