Nga 1,300 civilë të strehuar në godinën e Teatrit të Dramës në Mariupol, vetëm 130 janë shpëtuar. Ish-kreu i rajonit të Donetsk-ut, operacioni i shpëtimit në godinën e bombarduar nga rusët nuk po ecën me ritmin e duhur.
Në një intervistë për një televizion ukrainas Taruta tha se njerëzit po i bëjnë të gjitha vetë, për shkak se nuk ka ekipe shpëtimi mjaftueshëm.
Miq të mi shkuan që të ndihmonin por për shkak të bombardimeve të vazhdueshme, situata vështirësohet. Njerëzit po e hapin vetë rrugën nga gërmadhat. Nuk ka operacion shpëtimi pasi nuk ka njerëz që mund të shpëtojë civilët nën gërmadha, t’i trajtojnë apo t’i varrosin. Këto shërbime nuk ekzistojnë më.”