Ministria e Shëndetësisë ka apeluar tek të gjithë qytetarët që këto ditë të kenë kujdes të shtuar nga temperaturat e larta, përcjell KosovaPost.
Sipas ministrisë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike sugjerohen që të shmangin diellin nga ora 10:00 deri në 17:00.
Të gjithë qytetarëve i është rekomanduar që të pinë ujë dhe të shmangin pijet me sheqer, alkool dhe kafeinë e po ashtu edhe të vishen me veshje të lehta.
“Mos i lini fëmijët apo kafshët në makina. Mbani shtëpinë tuaj të freskët. Qëndroni në hije”, rekomandoi MSH.