Një tentim vrasje ka ndodhur në Drenas.
Raportohet se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke lëvizur me veturën e tij, të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent. Rasti nën hetime.


























