Një person dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me thikë një tjetër.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën në Dubravë rreth orës 13:15 dhe u iniciua si “Vrasje në tentativë”.
“Pas një mosmarrëveshje në mes dy meshkujve kosovar, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë viktimën të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë. Rasti u procedua në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.