Një përleshje fizike ka ndodhur në Podujevë e që ka eskaluar edhe në përdorim të mjeteve të zjarrit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore ndërsa janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishek, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor.
Nga tret ë përfshirët në këtë rast, njëri është dërguar në mbajtje, njëri është liruar, ndërsa peroni i tretë është duke e vazhduar trajtimin mjekësorë në QKUK.
“VRASJE NË TENTATIVË: Podujevë 05.07.2023-12:50. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor. Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.


























