Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Viti ka arrestuar e më pas liruar një të dyshuar për kontrabandë me migrantë dhe legalizim të përmbajtjes së pavërtetë.
I arrestuari dyshohet se kundërligjshëm deshi t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane. I dyshuari është arrestuar të enjten ndërkohë që hetimet për këtë rast kanë filluar në korrik të këtij viti.
“Pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti dyshohet se në mënyrë të paligjshme ka tentuar t’i pajisë me viza 58 persona nga shtetet afrikane”, thuhet njofton policia.
Sipas policisë, gjatë kontrollit nga i dyshuari në cilësi të provave materiale thuhet se janë sekuestruar dy telefona celularë, një kompjuter, një USB, dokumente dhe kopje të ndryshme të pasaportave si dhe dëshmi të transaksioneve bankare.
Policia ka njoftuar se i dyshuari thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregull