Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e kësaj të premteje Turqinë. Mediat turke raportojnë se, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6, dhe epiqendra e tij ka qenë rrethi Sulusaray i Tokatit.
Tërmeti është ndjerë në krahinat përreth, ndërsa për fat të mirë nuk ka jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloğlu, tha gjithashtu se “Nuk është hasur asnjë situatë negative në urat dhe rrugët në zonën ku ka rënë tërmetit”.a2cnn.