Një tërmet me magnitudë 7 i shkalles Rihter është regjistruar afër bregut të Perusë, ka njoftuar qendra kombëtare e operacioneve të emergjenca të Perusë, shkruan Reuters.
Nuk raportohet për dëme nga ana e autoriteteve të atjeshme.
Qendra Kombëtare e Paralajmërimit të Cunamit në SHBA, tha se kishte një kërcënim për cunami nga tërmeti, bazuar në të dhënat e disponueshme, pasi më herët kishte thënë se nuk kishte kërcënim për cunami.
Vlerësohet se valët e cunamit po arrinin nga 1 në 3 metra mbi nivelin e baticës, përgjatë disa pjesëve të bregdetit të Perusë. Në anën tjetër, qytetarët kanë braktisur për disa minuta pronat e tyre nga frika se mund ta pësojnë nga shembja e shtëpive.abc.news.al.