Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është ndjerë në Maqedoni.
“Rrjeti sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në ora 02:02 ka regjistruar një tërmet me epiqendër që i përket zonës epiqendrore të Shkupit, me magnitudë lokale të Rihterit 4″, thuhet në njoftimin e Rrjeti Sizmologjik i RMV-së.
Në njoftim theksohet se sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Tërmeti ka qenë 23 kilometra në lindje të qendrës së Shkupit, në një thellësi prej 7 kilometrash.