Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi provincën Maluku të Indonezisë. Pas tërmetit në vend është lëshuar një paralajmërim për cunami, transmeton KosovaPost.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) njoftoi se magnituda e tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në brigjet veriperëndimore të ishujve Tanimbar në provincën Maluku të Indonezisë, ishte 7.6 ballë.
Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 95.2 kilometrash./KosovaPost/.