Një tërmet me magnitudë 6.8 goditi Marokun të premten në mbrëmje duke lënë të vdekur 1,037 persona dhe qindra të lënduar.
Si pasojë e këtij tërmeti pati edhe dëme të mëdha materiale dhe imazhet e publikuara në internet tregojnë shkallën e dëmit në Xhaminë Tinmal në malet e Atlasit të Lartë, një shembull kryesor i arkitekturës Almohad./Telegrafi
Xhamia e shekullit të 12-të shërbeu si model për xhaminë Koutoubia në Marrakesh dhe xhaminë Giralda në Sevilje, tha për CNN një ish-ministër i kulturës marokene.

Ndryshe, si rrjedhojë e këtij tërmeti ekziston frika se mund të rrafshohen fshatra të tëra.

























