Unë jam LDK”, deklaroi e prerë ish-deputetja nga ky subjekt politik Melihate Tërmkolli kur u pyet në Prime Time në Kanal10 rreth qëndrimeve të kësaj partie për proceset që po kalon Kosova.
Tërmkolli duke aluduar në kreun e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku tha se “ai nuk është LDK”.
“Unë edhe sot jam LDK. Unë jam LDK, jo këta që po udhëheqin. Edhe s’kam tjetër fjalë.”, tha shkurt Tërmkolli duke mos dashur të vazhdojë më tej.
Mospajtime e akuza ndaj kreut aktual Lumir Abdixhiku po vazhdojnë të kenë ende edhe ish-anëtarë dhe zyrtarë tjerë kyç të kësaj partie që dikur mbanin pozita udhëheqëse në kohën kur LDK-ja drejtonte me qeverinë.


























