Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    SHBA u kërkon të gjitha ambasadave të ndërmarrin “menjëherë” masa sigurie pas su*lmeve në Lindjen e Mesme

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tr@gjedia në Vjenë, raportohet se tre nga vi*ktimat janë nga Kosova – një nga Bosnja

    Çmimet e naftës do të bien edhe në Kosovë

    Kusari-Lila: Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve

    Zelensky: Nuk mund të lejojmë që Putini të mashtrojë sërish

    Zelensky: Kemi disa ide se si ta përfundojmë lu*ftën me Rusinë

    IPK me tre zyra të reja në veri, Beka: Për herë të parë në objekt shtetëror

    Përvetësim i mallit të kontrabanduar, arrestohet 1 polic, 4 nën hetime

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Tragjike: Katër kosovarë humbin jetën në vendin e punës në Austri

    Erdogan: Turqia mund të ndajë rrugët me BE-në nëse është e nevojshme

    Erdogan apelon për përfundim të shpejtë të lu*ftës “të pakuptimtë dhe të paligjshme” të SHBA-së dhe Izr@elit me Iranin

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

    Abdixhiku shtron iftar për Myftiun Tërnava

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Tërnava: Urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi e hareja që trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve

09 Prill 2024, 11:08
në Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, uron të gjithë besimtarët me rastin e Fitër Bajramit, ndërsa shprehet se të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste ngase vjen pas një sakrifice të madhe, ajo është një manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimi të muajit të bekuar të Ramazanit, përcjell Kosova Post.

Tutje, theksoi myftiu Tërnava se edhe  në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në familjet tona e në shoqërinë tonë me gëzime e hare, duke u përhapur me një gjuhë falënderuese në mesin e të gjithë besimtarëve.

Ai ka vazhduar me fjalët më të ngrohta për të uruar  Fitër Bajramin,  pas agjërimit të muajit të Ramazanit, ndërsa thekson se “Falënderimi i takon Zotit, i Cili na ka bekuar me agjërim dhe lutje edhe gjatë këtij muaji Ramazan, duke na bërë të kalojmë këtë muaj në atmosferën e tij sublime shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë”.

“Urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve, të cilët falënderojnë Zotin e Madhëruar që ua mundësoi agjërimin, adhurimin, faljen e namazit, dhënien e sadakatul fitrit, leximin e Kuranit dhe obligimet e tjera përgjatë gjithë këtij muaji”, u shpreh Tërnava.

Ai  tha se uroj që në këtë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin xh.sh., që të na falë shëndet e mirëqenie.

Urimi i plotë i myftiut Naim Tërnavës për Fitër Bajram:

Nesër është dita e Bajramit, ditë feste për besimtarët myslimanë në gjithë botën. Të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe, andaj edhe është një manifestim falënderimi për Zotin pas agjërimit të muajit të bekuar Ramazan. Edhe ne në Kosovën tonë i gëzohemi kësaj feste kaq madhështore, e cila shfaqet në familjet tona e në shoqërinë tonë me gëzime e hare, duke u përhapur me një gjuhë falënderuese në mesin e të gjithë besimtarëve.

Sot, në këtë ditë të bekuar të fundit të Ramazanit, më lejoni që në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, t’ju uroj për këtë festë kaq madhështore, festën e Fitër Bajramit, duke lutur Zotin xh.sh., që të na falë shëndet e mirëqenie.

Falënderimi i takon Zotit, i Cili na ka bekuar me agjërim dhe lutje edhe gjatë këtij muaji Ramazan, duke na bërë të kalojmë këtë muaj në atmosferën e tij sublime shpirtërore dhe në komoditetin e kohezionit, qetësisë dhe kënaqësisë.

Të nderuar vëllezër e motra!

Urtësia e festës së Fitër Bajramit është gëzimi dhe hareja, të cilat trokasin thellë në shpirtrat e besimtarëve, të cilët falënderojnë Zotin e Madhëruar që ua mundësoi agjërimin, adhurimin, faljen e namazit, dhënien e sadakatul fitrit, leximin e Kuranit dhe obligimet e tjera përgjatë gjithë këtij muaji.

Fitër Bajrami bart brenda vetes një tufë virtytesh dhe avantazhesh, që e dallojnë nga festat e tjera, bart vlerat shoqërore dhe njerëzore të Islamit, ku zemrat bashkohen në miqësi, prandaj, gëzimi i Bajramit përfshinë çdo shtëpi të besimtarëve, e bekimet e Zotit shtrihen në çdo familje islame

Zoti xh.sh. në një ajet kuranor thotë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Zotin (në fund të agjërimit) për shkak se ju ka drejtuar në rrugën e drejtë e që ta falënderoni Atë.” (El Bekare, 185).

Bajrami është ditë falënderimi për Zotin e Madhëruar, ditë gëzimi e hareje për besimtarin, e cila manifestohet me kënaqësi shpirtërore, gëzim e buzëqeshje, që në shpirtrat e besimtarëve përhap humanizëm e dashuri ndërmjet tyre. Është ditë kur forca e të pasurve dhe dobësia e të varfërve takohen në dashuri, mirësi dhe drejtësi, të frymëzuar nga qielli përmes bamirësive të shumta. Në këtë ditë, i lënë mënjanë shqetësimet, ngrihen mbi horizontin e parashikuar nga domethënia e kësaj feste, harrojnë fatkeqësitë dhe hallet, ngase fryma vëllazërore e Bajramit sikur i fshin gjurmët e urrejtjes e të dëshpërimit, sepse kjo festë është një vijë ndarëse e rikuperimit të shpresës për jetë më të mirë.

Bajrami është një ditë që edhe fëmijët i mbush me gëzim, buzëqeshje e argëtim, një ditë për të afërmit që i bashkon ata në drejtësi dhe lidhje, ditë e vizitave dhe përqafimeve të shumta, ditë e lutjeve dhe shpresës, ditë ku bamirësi liron dorën për bamirësi, ditë kur duhen pastruar shpirtrat dhe duhen shtrënguar duart, duke shtuar dhe promovuar vëllazërinë, besnikërinë dhe dashurinë edhe më të fortë ndërmjet vete.

Pra festa e Fitër Bajramit, në kuptimin islam është vetë bukuria, madhështia, plotësimi dhe përsosja, bashkëpunimi e respekti, ndjenja e cila i lidh zemrat ndërmjet vete, shoqërimi i cili e forcon vëllazërinë ndërmjet nesh, ditë që forcon unitetin, ditë që në shikimin tonë figurativ sikur çdo gjë të vyshkur e kthen në gjelbërim nga kënaqësia që kemi për Zotin e Madhërishëm.

Të nderuar vëllezër e motra!

Gjatë festës së Bajramit, fryma e fqinjësisë zgjerohet dhe shtrihet e bëhet sikur tërë shoqëria të jetonte brenda një shtëpie në të cilën arrihet vëllazëria në kuptimin e saj praktik, tiparet dalin në formën e tyre natyrore dhe emocionet dhe prirjet dalin ashtu siç janë. Është një arenë për garë në kërkimin e veprave të mira. Fitër Bajrami është një mundësi për të mbajtur dhe forcuar edhe më shumë lidhjet familjare, duke treguar dashurinë, respektin dhe dhembshurinë mes tyre, gjëra këto që forcojnë unitetin ndërmjet familjeve dhe shoqërisë.

Andaj duhet bërë edhe më shumë që këto festa t’i festojmë si është më së miri, të mos zbehim festat tona nga bukuria e tyre fetare e kombëtare, t’ju falim atyre kuptimin shpirtëror edhe më të madh, shkëlqim e dritë vëllazërore. Festa e Fitër Bajramit ka për qëllim formimin e një shoqërie të lumtur e të ndërgjegjshme, e cila edhe gjatë ditëve të festave ngrihet në majat më të larta, ku ajo shfaqet kohezive, bashkëpunuese dhe e dhembshur në mes besimtarëve, deri në pikën ku çdo zemër të rrah me dashuri, drejtësi e mëshirë.

Të nderuar vëllezër e motra!

Gëzimi dhe lumturia janë të dukshme në fytyrat dhe zemrat e të gjithë besimtarëve gjatë ditëve të Fitër Bajramit, është nder i madh prej Zotit që ua mundësojë të gjithë atyre që agjëruan Ramazanin, adhuruan Zotin xh.sh., u solidarizuan me të varfrit, ndihmuan njerëzit nevojtarë, krijuan harmoni familjare brenda familjes, ruajtën krenarinë për fenë dhe atdheun, kaluan çdo sfidë vetëm për ta kënaqur Krijuesin, ngase në këtë mënyrë zemrat tona janë më afër Zotit dhe do të shpërblehen me begati të shumta prej Zotit të Madhërishëm.

Në fund më lejoni edhe njëherë që të gjithë besimtarëve si në Kosovë, ashtu edhe në mërgatën e largët, kudo që gjenden t’ju uroj këtë festë kaq madhështore dhe ta lus Zotin që të na falë shëndet, siguri dhe mundësi për të bërë edhe më shumë për vatanin tonë.

Etiketat: Fitër BajramiMuaji i RamazanitNaim Tërnava
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

 Uron Fitër Bajramin, Myftiu Tërnava:  Kjo festë e bekuar përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarë

 Uron Fitër Bajramin, Myftiu Tërnava: Kjo festë e bekuar përçon porosi dhe mesazhe për paqen, harmoninë, dashurinë, mirësinë dhe gëzimin për besimtarë

12 muaj më parë
BIK-u me vendim të prerë: Ju ndalohet imamëve të merren me fushatë politike

 BIK: Muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e shtunë, dita e Fitër Bajramit të dielën

12 muaj më parë
UNESCO e shton iftarin në listën e trashëgimisë kulturore

Gjërat që duhet t’i dini kur filloni agjërimin në ditët e para

1 vit më parë
Myftiu Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit (Video)

Myftiu Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit (Video)

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH