Gazeta Times raportoi se qeveria britanike po planifikon të prezantojë një ligj që do të kërkojë që të gjithë personat që punojnë në emër të shteteve të huaja, të tilla si Rusia dhe Kina të regjistrojnë praninë e tyre në vend si “vendet armike” transmeton Kosova Post.
Kryeministri britanik Boris Johnson do të shpallë një projekt-ligj për të luftuar “shtetet armike”.
Sipas ligjit, të gjithë personat që punojnë në emër të qeverive të huaja në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të regjistrohen. Kështu, fusha e ligjit për dëbimin dhe ndëshkimin e spiunëve që kërcënojnë interesat kombëtare të Britanisë do të zgjerohet. Mosregjistrimi do të konsiderohet krim.
Veprimet e Moskës dhe Pekinit përmenden si arsyeja prapa kërkesës për futjen e ligjit të ri.
Projekt-ligji në Mbretërinë e Bashkuar bazohet në një plan të ngjashëm me ligjin në fuqi në SHBA, ku agjentëve të huaj u kërkohet të regjistrohen në Ministrinë e Drejtësisë dhe të raportojnë periodikisht mbi aktivitetet e tyre. Ligji zbatohet për këdo që përfaqëson interesat e shteteve të tjera, përfshirë konsulentët dhe gazetarët.
Sidoqoftë, është planifikuar të ndryshohen disa nga termat në ligj që përshkruhen si ‘të vjetruara’. Ligji tani penalizon vjedhjen e “skemës, planit dhe modelit që mund të jetë direkt ose indirekt i dobishëm për armikun”.
Synohet të ndryshohet kjo deklaratë dhe të vlerësohet si vjedhje e “dokumenteve, informacioneve ose gjithçkaje që mund të jetë e dobishme për shtetet e huaja”./KPost/.