Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

    Kryeministri Kurti paralajmëron vendime të mëdha për pensionistët, nënat, fëmijët dhe veteranët e UÇK-së

    Kurti në diasporë: Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra

    Nis takimi trepalësh, Bislimi -Lajçak – Petkoviq

    Strategjia e SHBA, merr fund ideja e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

    Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

    Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

    Osmani takohet me Komisionerin Parlamentar të Forcave të Armatosura të Gjermanisë, flasin për rritje të bashkëpunimit

    Kryediplomati turk: Heshtja e botës për Gazën ‘bashkëfajësi në gjenocid’

    Fidan: Palestina mbetet busulla morale e kohës sonë, një provë e unitetit mysliman

    PZAP-ja refuzon ankesën e Vakatit për kandidaten Ena Krasniqi

    PZAP-ja refuzon ankesën e Vakatit për kandidaten Ena Krasniqi

    PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

    PZAP certifikon kandidatët për deputetë të Listës Serbe

    Stuhia në G@za vrau 11 palestinezë dhe shkaktoi dëme prej 4 milionë dollarësh

    Stuhia në G@za vrau 11 palestinezë dhe shkaktoi dëme prej 4 milionë dollarësh

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Eminem në një lidhje dashurie me një shqiptare

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Travel and Tour World: Zbuloni Shtegun e Portave të Vjetra në Durrës

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Parisi nderon Ismail Kadarenë, vendos pllakë përkujtimore në adresën ku banoi shkrimtari

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Lumi Vjosa, zyrtarisht pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Marigonë Kelmendi sjell librin poetik “Rimat e qiellit”

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Posta e Kosovës nderon atdhetarët, Musa Shehzaden dhe Metush Krasniqin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Gruaja myslimane me origjinë pakistaneze emërohet sekretare e re britanike për migracionin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Muzika klasike përmirëson gjumin dhe ul ankthin

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

    Arkivi i filmit publikon foton e panjohur të Margarita Xhepës në ’65: Njëlloj si Sharon Stone te “Basic Instinct”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

‘The Times’ dërmon Vuçiçin: Al Capone i Ballkanit, apo shpresa e vetme për pakt me Kosovën?

19 Gusht 2023, 10:08
në Lajme
‘The Times’ dërmon Vuçiçin: Al Capone i Ballkanit, apo shpresa e vetme për pakt me Kosovën?
Share on FacebookShare on Twitter

Në Serbi, disa nga opinionet më të ashpra për Aleksandar Vuçiçin, presidentin e vendit, vijnë nga ata që e kanë njohur më gjatë.

“Ai është Al Capone që takon Vito Corleone”, tha Serdan Milivojeviç, një deputet i Partisë Demokratike të opozitës, i cili e njeh Vuçiçin për 30 vjet.

“Vuçiç nuk është patriot, as nacionalist dhe as demokrat, ai është i interesuar vetëm për pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar”.

Megjithatë, ndërsa Vuçiç akuzohet nga kritikët për vrasjen e demokracisë serbe dhe bashkëpunimin me kriminelët, ai shihet gjithashtu – shpesh nga të njëjtët skeptikë – si e vetmja shpresë për stabilitet në Ballkan.

Diplomatët amerikanë dhe europianë, të cilët e shohin atë si figurën e vetme që mund t’i bindë serbët të bashkëjetojnë me ish-krahinën e Kosovës, e duruan atë duke fyer Perëndimin, duke nxitur shovinizmin serb dhe duke u rehatuar me Presidentin Putin.

Por shumë pyesin: a do të blinit një marrëveshje paqeje në Ballkan nga ky njeri?

Vuçiç gjithmonë ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës, duke këmbëngulur se ajo mbetet zemra e Serbisë dhe ka premtuar se do të mbrojë serbët etnikë që jetojnë atje. Tensionet e zhurmshme shpërthyen këtë vit pas zgjedhjeve komunale në Kosovë, disa prej të cilave u bojkotuan nga serbët etnikë. Kur Kosova vendosi kryebashkiakë shqiptarë etnikë, shpërthyen telashet dhe paqeruajtësit e OKB-së u vendosën [në atë zonë].

Mosbesimi i ndërsjellë i dy fqinjëve ndaj njëri-tjetrit nuk është vetëm një vështirësi lokale në Ballkan. Serbia është mbështetur prej kohësh në aleatin e saj në Moskë dhe pavarësia e Kosovës është përkrahur nga SHBA-ja dhe BE-ja, duke i bërë tensionet një tjetër shprehje të një konflikti ndërmjetësues midis Rusisë dhe Perëndimit.

Alicia Kearns, kryetarja e komitetit britanik të punëve të jashtme, shprehu dyshimet e saj për Vuçiqin në një letër të hapur muajin e kaluar ku e nënshkroi mes 56 parlamentarëve nga Europa dhe SHBA. Megjithatë, ai është njeriu që Perëndimi dëshiron të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, e cila u nda nga Beogradi në 1999 pas masakrave serbe që çuan në bombardimet e NATO-s.

“Dëgjoni gjatë gjithë kohës se Vuçiq është opsioni i vetëm”, tha Kearns.

“Ne themi, ‘Lëreni të bëjë kërcimin e tij, le të shfrytëzojë tensionet etnike, fshehurazi ai është me ne’ – por ai është irredentist [që kërkon kthimin e territorit të humbur].”

Ajo vuri në dukje refuzimin e Vuçiçit në mars për të nënshkruar një marrëveshje për Kosovën të ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE, kur ai edhe bëri shaka: “Kam dhimbje torturuese në dorën time të djathtë. . . ajo dhimbje pritet të vazhdojë për katër vjet”.

Kearns tha se ajo “nuk kishte dëshirë të ndëshkonte Serbinë”, por kishte një problem me SHBA-në dhe BE-në që kritikonin vendimin e Kosovës për të mbajtur zgjedhjet në prill në komunat me shumicë serbe.

“Kosova është rrahur me shkop, por Serbia nënshkroi një marrëveshje sigurie me Moskën në shtator, ka dërguar dy ministra në Rusi në gjashtë muajt e fundit dhe nuk ka sanksionuar Rusinë, Iranin apo Talibanët”, tha Kearns.

“Pse s’po e mbani përgjegjëse edhe Serbinë?”.

Në stilin tipik vitriolik (ironik e keqdashës), Vuçiç, 53 vjeç, ia ktheu kundër, duke i thënë Kearns: “Ne po bëjmë një hetim kundër jush për të parë se kush po ju financon”.

Kearns ia ktheu se “ai e sheh të përshtatshme të kërcënojë parlamentarët”, duke shtuar se një rritje e kërcënimeve anonime që i janë bërë asaj që nga deklarata e Vuçiqit kishte detyruar forcimin e detajeve të saj të sigurisë.

Shpërthimi i Vuçiçit nuk ishte surprizë për Borko Stefanoviçin, një deputet i Partisë opozitare të Serbisë për Liri dhe Drejtësi, përpjekja e të cilit për ta detyruar Serbinë të sanksiononte Rusinë u rrëzua nga qeveria.

“Anëtarët e opozitës mallkohen dhe ofendohen rregullisht në parlament dhe përshkruhen si armiq të shtetit në kanalet televizive miqësore me qeverinë, të financuara nga reklamat shtetërore”, tha Stefanoviq, i cili u rrah pa ndjenja me një shufër metalike në një tubim të opozitës në vitin 2018 nga disa burra që kishin lidhje me partinë e Vuçiçit.

“Midis buletineve të lajmeve të televizionit pro-Vuçiç ka shfaqje reale me tregtarë droge dhe vrasës që kthehen në heronj, të ndjekur nga legjione shikuesish në një vend që shikon më shumë TV se kudo tjetër në Europë pas Rumanisë”, tha ai.

Jo të gjithë serbët janë të lumtur – mijëra dolën në rrugë këtë pranverë për të protestuar kundër dy të shtënave masive, të cilat ata i lidhën me dhunën e jetës publike.

“Klasat e mesme jetonin në një flluskë, duke pretenduar se ‘politika nuk më prek mua’. Ajo flluskë shpërtheu me të shtënat, kur ata kuptuan se ishte e lidhur me dhunën e nxitur nga qeveria,” tha Stefanoviç.

Protestat kanë rezultuar sfida më e madhe për Vuçiçin, i cili filloi politikën në vitet 1990 si ministër nën Slobodan Millosheviqin, lideri serb i gjykuar më vonë për krime lufte pas luftërave ballkanike që shpërbënë Jugosllavinë. Millosheviç vdiq në qelinë e tij në vitin 2006 ndërsa ishte në gjyq në Hagë.

Që nga marrja e detyrës në vitin 2014, i konvertuari pro-europian Vuçiç është kthyer sërish në reklamimin e nacionalizmit serb, fillimisht si kryeministër dhe më pas si president.

Stefanoviq tha se Partia Progresive Serbe në pushtet e Vuçiçit e mban pushtetin duke kërcënuar stafin e kompanive shtetërore me shkarkim nëse nuk e votojnë atë dhe duke i punësuar anëtarët që mbajnë karta.

“Njerëzit i bashkohen partisë duke shpresuar për një punë, prandaj ajo ka 700,000 anëtarë”, tha ai.

Vuçiç nuk iu përgjigj kërkesës së The Times për intervistë.

Qeveria e tij është akuzuar gjithashtu për rekrutimin e huliganëve të dhunshëm të futbollit për të rrahur kundërshtarët, diçka që është hetuar nga gazetari investigativ Stevan Dojcinoviç, por një pretendim që Vuçiç e ka mohuar gjithmonë.

“Filloi me përdorimin e huliganëve si grupe paraushtarake gjatë luftës në Ballkan”, tha Dojçinoviç, 38 vjeç, një ish-shkrimtar që ndihmoi në themelimin e Rrjetit të Raportimit të Krimit dhe Korrupsionit të Serbisë.

“Që atëherë, shërbimet sekrete të Serbisë u kanë ofruar mbrojtje kur kanë nevojë për para”.

Në zyrën e tij të ngushtë në Beograd, Dojçinoviç nxjerr një dosje të trashë që përmban kopje të tabloideve pro-Vuçiç, të mbushura me artikuj të turpshëm për gazetarin, për të treguar se si qeveria përdor mediat miqësore kundër armiqve të saj.

“Ndonjëherë jam në faqet e para pesë herë në muaj, i akuzuar se kam punuar për CIA-n, mafien apo inteligjencën franceze dhe kam vizituar klubet S&M”, tha Dojcinovic, 38 vjeç, duke shtuar: “Ata përdorin raporte nga shërbimet e sigurisë, të cilët janë të vjetër, djem shkollash që nuk janë reformuar që nga komunizmi.”

Në një shfaqje të kohëve të fundit padurimi me Vuçiqin, SHBA sanksionoi shefin e tij të spiunazhit Aleksandar Vulin, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës dhe armëve.

Departamenti Amerikan i Shtetit pretendoi gjithashtu se Vulin po ndihmonte Rusinë të rriste ndikimin e saj në Ballkan – nuk është befasi për komunitetin e Beogradit të emigrantëve rusë anti-Putin, lëvizjet e të cilëve po kufizohen pasi qeveria serbe i deklaron ata “rreziqe sigurie”.

Pyetja për diplomatët perëndimorë është nëse Vuçiç do të ndjekë librezën ekspansioniste të Putinit dhe do të vazhdojë të hedhë peshën e tij në Ballkan apo nëse mund të mbështetet tek ai për të nënshkruar një marrëveshje për Kosovën.

Kearns sugjeroi se ai nuk ishte shpresa e vetme për Perëndimin, duke vënë në dukje protestat e fundit, të cilat, tha ajo, “sugjerojnë se ka shumë më tepër njerëz të vendosur të kërkojnë stabilitet në Serbi sesa ne [mendonim]”.

Ajo u sfidua nga Sir Ivor Roberts, i cili ishte ambasador britanik në Jugosllavi nga 1994-97.

“Ndërhyrja e Kearns nuk është e dobishme – serbët nuk reagojnë ndaj presionit, ata thjesht gërmojnë”, tha ai. “Vuçiq është shfaqja e vetme në qytet me një distancë të konsiderueshme dhe vetëm një fantazist mund të mendojë se dikush tjetër mund ta zërë vendin e tij”.

Edhe Natasha Kandiç, themeluesja serbe e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, e cila fitoi çmime për hetimin e krimeve serbe të luftës, tha se Perëndimi duhet të qëndrojë me Vuçiqin.

“Çdo ditë ai përsërit pretendimin e tij se Serbia është e rrethuar nga armiq dhe se Europa, veçanërisht Gjermania dhe Britania e Madhe, e mbështesin Kosovën, por thjesht nuk shoh asnjë politikan tjetër serb që ka fuqinë për të negociuar një marrëveshje”./ The Times

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

Mërgata shqiptare në Turqi shpreh mbështetje të fuqishme për Kryeministrin Albin Kurti

14 minuta më parë
Kryeministri Kurti paralajmëron vendime të mëdha për pensionistët, nënat, fëmijët dhe veteranët e UÇK-së

Kurti në diasporë: Punojmë për të pasuruar shtetin, këtë mësim e morëm nga Zvicra

36 minuta më parë
Nis takimi trepalësh, Bislimi -Lajçak – Petkoviq

Strategjia e SHBA, merr fund ideja e shkëmbimeve territoriale Kosovë-Serbi

44 minuta më parë
Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

Osmani: Shpresojmë që të merret vendimi për njohjen nga Vatikani

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH