Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka njoftuar ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, lidhur me aktvendimin që shtynë ekzekutimin e një Rregullore diskriminuese të Komunës së Graçanicës derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor, përcjell KosovaPost.
Rregullorja në fjalë ka hyrë në fuqi në vitin 2018, ku nga kjo rregullore banorët shqiptarë kanë pasur pengesa për marrjen e lejeve ndërtimore.
Ai tha se që nga viti 2018 e deri më sot, kanë kundërshtuar Rregulloren diskriminuese.
“Komunat duhet të ofrojnë kushte të favorshme për qytetarët dhe jo t’i pengojnë dhe penalizojnë ata, mbi çfarëdo baze. Andaj, në përputhje me mandatin tonë kushtetues dhe ligjor, asnjëherë nuk do të qëndrojmë indiferent ndaj akteve dhe praktikave diskriminuese të asnjë komune”, tha Krasniqi.