Policia ka njoftuar se një person është therur me thikë në Deçan. Pas trajtimit në QMF-në e Deçanit, ai është dërguar në QKUK.
Policia bën të ditur se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“VRASJE NË TENTATIVË- Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.