Një person i moshës 15 vjeçare është therur me një mjet të mprehtë sot rreth orës 16:20 në Podujevë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci ka konfirmuar për Express rastin, ku si pasojë e therjes 15 vjeçari është duke u trajtuar në QKUK.
“Rreth orës 16 :20, kemi marrë informatën për një person të lënduar në rrugë “Nuhi Gashi” në Podujevë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat fillestare dyshohet që viktima një mashkull rreth 15 vjeç, ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, Prishtinë. Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.