Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se e ka goditur me thikë një person tjetër.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me një thikë e kishte goditur viktimën mashkull kosovar dhe si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.