Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një konflikti fizik, mbrëmjen e sotme në fshatin Ujmirë të Klinës.
Konflikti eskaloi deri në therje me thika, ku 6 persona e pësuan e dy nga ta shkaku i lëndimeve të marra janë dërguar për në QKUK.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ku dy nga ta janë nisur për QKUK”, ka njoftuar Gashi.