Tifozët e Real Madrid nuk e kanë kapërdirë ende vendimin e Mbappes për të rinovuar kontratën me PSG, duke i shuar kësisoj shpresat për një kalim te klubi madrilen.
Kështu që, një tifoz i Real Madrid i pranishëm sot në stadiumin e Parisit ku do të zhvillohet finalja, është fotografuar me një bluzë të personalizuar dhe modifikuar, ku ka vendosur emrin e Mbappe dhe titujt e fituar në Ligën e Kampionëve nga PSG: 0.
Me këtë mesazh tifozët madrilenë dëshirojnë t’ia përçojnë mesazhin Mbappes për të treguar se PSG në këtë kompeticion gjithnjë ka ngecur, kurse Real Madridi është ai që ka supremacinë ndaj të gjithëve.