Ka përfunduar protesta e opozitës në disa pika të kryeqytetit, ku nuk kanë munguar as konfrontimet me policinë.
Protesta që nisi në orën 17:00 u zhvillua në katër zona, te sheshi “Willson”, te rruga e “Elbasanit”, “Zogu i Zi” dhe te Bashkia e Tiranës. Qytetarët e drejtuar nga deputetët e PD-së bllokuan për disa orë qarkullimin e makinave në rrugë.
Tensione pati te sheshi “Willson” mes deputetit Gazment Bardhi, Flamur Nokës dhe Luan Baçit të cilët u konfrontuan me policinë.
Tashmë protestuesit janë nisur drejt Selisë së Partisë Demokratike, ndërsa policia është parë teksa ka shoqëruar disa prej protestuesve.