Teknologjia ushtarake ka avancuar dukshëm në fundshekullin e fundit. Vendet më të fuqishme në botë, kanë investuar sidomos në dronë, një pajisje e sofistikuar e cila ka përdorim të gjerë, jo vetëm në ushtri, shkruan Kosova Post.
E mira e tyre është se, pavarësisht rrezikut të dëmtimit, resursi human mbetet i paprekur, shkaku që ai mund të komandohet nga distanca të largëta.
Në vijim, po i numërojmë 10 vendet me dronët më të sofistikuar ushtarakë:
10. ELBIT HERMES 900 nga Izraeli; i sofistikuar për misione taktike dhe për shërbime të inteligjencës. Mund ta bartë një barrë prej 1600 kg.
9. CH – 5 RAINBOW nga Kina; një tip mjaft i rrezikshëm, i aftë të godas objektivin me disa raketa, për një herë të vetme. Mund të bartë një barrë prej 3000 kilogramësh.
8. GENERAL ATOMIC MQ-1C CRAY EAGLE – i ShBA-ve; i përdorur në fushata të shumta spiunazhi dhe për nevoja të ushtrisë. Mund të bartë një barrë që peshon deri në 1633 kg.
7. TAI ANKA – i Turqisë; një model, pothuajse i përsosur për shërbime të ndryshme ushtarake. Mund të bartë një peshë deri në 1600 kilogram.
6. DESSAULT NEURON – i Francës; mund të telekomandohet jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri. Pesha që mund të bartë është 6000 kilogramëshe.
5. MQ REAPER – i ShBA-ve; një model mjaft atraktiv i cili mund të bartë një peshë prej 4760 kilogramëshe.
4. BOEING X – 45 – i ShBA-ve; një tip mjaft i avancuar dhe i përshtatshëm për kryerjen e misioneve të ndërliqshme, jo vetëm ushtarake. Mund të bartë një peshë prej 2676 kilogram.
3. GENERAL ATOMICS AVENGER (PRETADOR C), përsëri prodhim i ShBA-ve; është një dron shumë i avancuar. Barra maksimale që mund ta bartë është 8225 kilogram.
2. NORTHROP CRUMMAN RQ-4 GLOBAL HAWK – prodhim i ShBA-ve; një dron i avancuar për t’iu asistuar forcave ajrore dhe jo vetëm…
1. NORTHROP CRUMAN X – 47 B, natyrisht, prodhim i ShBA-ve, mund të bartë deri në 20, 215 kilogram, dhe tejet i sofistikuar për misione ushtarake./KosovaPost/