Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka komentuar vendimin e Listës Serbe për të kundërshtuar dhe për të mos marrë pjesë në votimin e 21 prillit për largimin e kryetarëve shqiptarë nga katër komunat në veri të Kosovës.
Trajkoviq shkroi se është fakt që Beogradi vendos nëse serbët marrin pjesë në jetën politike në Kosovë ose jo.
“Fakti është nëse Beogradi iu thotë serbëve në veri të marrin pjesë në jetën politike në Kosovë, ata do të marrin pjesë. Jetesa e tyre tani më shumë se kurrë varet nga shteti serb dhe ky është një motivues i fuqishëm. Është naive të besosh ndryshe”, shkroi ajo në “X”.
Trajkoviq pajtohet se vendimi i Listës Serbe dëshmon se serbët kështu po heqin dorë nga pjesëmarrja e mëtejshme në jetën politike dhe në institucionet lokale.