Krejt ajo çfarë bën Aleksandar Vuçiq në raport me Kosovën është veçse përpjekje për të mirëmbajturës “rëndësinë dhe rolin” në nivelin ndërkombëtar përmes kësaj çështje, thotë polikanja serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq, në një intervistë me median opozitare serbe “Danas.rs”.
Trajkoviq, e cila aktualisht shërben si këshilltare politike e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, beson drama e cila u shpalos në Rashkë ku Vuçiq thirri serbët e Kosovës dhe Listën Serbe nuk ka të bjë asgjë me mirëqenien e jetës së tyre.”
“Lista Serbe, që tashmë është krejtësisht e qartë, nuk është e interesuar në jetët e qytetarëve të thjeshtë, por vetëm një instrument i Vuçiqit për të mirëmbajtur rëndësinë dhe rolin e tij në nivelit ndërkombëtar. Këtë e pamë më së shumti në çështjen e zgjedhjeve të ardhshme në veri”.
“Sepse, kujtojeni sesi Lista Serbe u risfhaq për të marrë mandatet në Kuvendin e Kosovës – supozovisht për të parandaluar ‘njerëzit e Kurtit’. Dhe tashmë komunat dhe kryetarë po dorëzohen pa rezistencë, me deklaratën e Vuçiqit se Kurti do të jetë kryetar i komunave në Veri”, ka thënë Rada Trajkoviq.
Trajkoviq është e bindur se Lista Serbe sheh që gjithçka të zbatohet lokalisht përmes mafias dhe sistemit paralel “të mirëmbajtur dhe të kontrolluar nga Millan Radojçiq”.
“Ata janë të interesuar veçse të mirëmbajnë pushtetit në nivelin qendror të Kosovës, ku mund të kenë përfitime më të mëdha ekonomike – veçanërisht për regjimin e Vuçiqit dhe njerëzit e afërm të tij”.
“Në këtë mënyrë ata e shohin edhe Asociacionin – jo si një bashkësi funksionale komunash që do të kujdestet për interesat e serbëve, por si një entitet i legjitimuar ndërkombëtarisht që do t’i lejojë ata të sillen siç janë sillur edhe gjer më sot – pa rregulla dhe përgjegjësi para ligjit”, thotë Rada Trajkoviq

























