PSG-ja dominoi në çdo aspekt, por në fund fitoi Liverpooli. Trajneri Luis Enrique nuk e fshehu zhgënjimin pas disfatës 1-0 në “Parce des Princes”, në ndeshjen e parë 1/8 finale të Ligës së Kampionëve:
“Kjo që ndodhi ishte shumë e padrejtë. Ndoshta ishte ndeshja jonë më e mirë në Champions League.
Lojtari i tyre më i mirë ishte portieri. Jam shumë krenar për skuadrën time, por futbolli ndonjëherë është i padrejtë. Ishim shumë më të mirë se Liverpooli, por ata fituan. Nuk e shoh anën negative. Ka mbetur ende një ndeshje, ajo e kthimit. A jam optimist për kualifikimin? Sigurisht”.


























