Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore pas një aksidenti në orët e para të mëngjesit në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, raporton teev1.info
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, tha për teve1 se dy të lënduar po trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe një në emergjencë, derisa shtoi se gjendja e tyre është në rrezik për jetë.
“Dy pacientë i kemi dërgu në Kirurgjinë Torakale dhe një po e trajtojmë në emergjencë. Nuk janë jashtë rrezikut për jetë, dmth janë në rrezik për jetë”, u shpreh Syla.
Lajmin për vetaksident e ka konfirmuar për teve1 edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur në orën 3:00 të mëngjesit derisa është e përfshirë një veturë.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, u shpreh Ahmeti.


























