Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg Antwerp pasditen e së mërkurës.
Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urës Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.
Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur.
Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota.