Tri ankesa në PZAP për shpalljen e rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja

PZAP-i ka bërë të ditur se ankesat do të shqyrtohen brenda afatit të paraparë.

“Lidhur me pyetjet e tuaja ju njoftojmë:- PZAP-i, deri më tani ka pranuar tri ankesa për shpalljen e rezultateve përfundimtare. PZAP-i do të shqyrtojë këto ankesa brenda afatit të paraparë ligjor”, thuhet në përgjigjen e këtij paneli vendimmarrës për RTK-në.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të shtunën në ora 16:00, ndërsa nga ora 17:00 nisi rrjedhja e afatit 48 orësh e drejtë kjo e subjekteve politike e kandidatëve që ishin në garën zgjedhore të 9 shkurtit.

Ndryshe, të drejtë ankese kanë edhe në Gjykatën Supreme nëse të njëjtit nuk pajtohen me vendimet e PZAP-it.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika